Meme epike/ Zbulohet strategjia e Rilindjes për të arrestuar Kajmakun

Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, është prej tre muajsh në kërkim nga Policia, pasi gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”, si i dyshuar për “falsifikim formulari”, “falsifikim dokumentash” dhe “përvetësim posti”.

Por, ndërkohë që Policia “nuk po lë vend pa e kërkuar”, para pak ditësh u publikua lajmi se organi politik drejtues i saj, Ministria e Brendshme, ka shpallur fitues kompaninë e familjes së tij, “Kajmaku” shpk, në një tender me vlerë 50 milionë lekë (të vjetra). Kompania “Kajmaku” shpk, është në pronësi të bashkëshortes së Agim Kajmakut.

LEXO EDHE  ‘Me naftëtarët e Ballshit’/ I prishën qetësinë qeverisë, forcat e sigurisë heqin me forcë banderolat në stadium

Pas këtij lajmi, në rrjet kanë shpërthyer memet epike lidhur me këtë veprim qesharak të qeverisë.

Një prej tyre e ka publikuar Genc Sejko, në faqen e tij në rrjetet sociale.

Në një foto të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt, Sejko ka shkruar: “I dhamë tender Kajmkut që kur të vijë të marri lekët ta arrestojmë”.

Fytyra e vërtetë e “Rilindjes”/ Kajmaku në kërkim nga Policia, Ministria e Brendshme i jep tender