“Më bën punë Edi Rama”, Ermal Mamaqi flet për refuzimin e Berishës

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin e Sonila Meços, “Tempora” ku ka folur për pjesmarrjen edhe të figurave politike në filmin e tij “I love Tropoja”. Aktori ka treguar edhe më parë, se ka dashur të bëjë pjesë të filmit Edi Ramën dhe Sali Berishën, por ky i fundit rëzuzoi të ishte pjesë.

Ai ka pohuar edhe njëherë se Berisha e refuzoi ftesën për në film: “Doktor Berisha e mori ftesën për të qenë pjesë e filmit, siç ishte edhe Edi Rama, por që e refuzoi!”

Sonila Meço: A e ke përdorur artin apo komendinë si marketing i politikës për të pastruar imazhin e saj të keq?

LEXO EDHE  "Çmendet" fansja në koncertin e Malumës, heq të brendshmet dhe i tregon në publik

Aktori: Kjo gjë ndodh indirekt! Padyshim që unë e di që ky bashkëpunim ka interesa të ndërsjelljta dhe jam shumë konshient, që mua më bën punë Edi Rama, Enca, ose një personazh që nuk operon në fushën e aktrimit, ashtu si edhe unë i bëj punë atij, ose asaj, në profesionin që ka.

Jam shumë dakort me këtë, nuk kam pse mos e bëj! Përderisa projektit tim i shërben dhe është në funksion të asaj që unë krijoj apo benefitet që merr, le të ndodhë.