Mbaron “muaji i mjaltit” për Mourinho-n, disa lojtarë të “Spurs” të pakënaqur me taktikat e portugezit

Jose Mourinho po përballet me pakënaqësitë e para te skuadra e Tottenhami-t, pasi disa lojtarë titullar të skuadrës duket se nuk janë të impresionuar nga taktikat dhe seancat stërvitore të portugezit.

“Sunsport” raporton se disa lojtarë të skuadrës emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, në fillim e mirëpritën trajnerin në skuadër me entuziazëm, por kanë ngelur të zhgënjyer vetëm pas 2 muajve të portugezit në drejtim.

LEXO EDHE  Zyrtare/ Maria Sharapova njofton tërheqjen nga sporti i tenisit

Sipas këtyre raportimeve, seancat stërvitore fokusohen shumë në topat e gjatë, dhe te lëvizjet taktike kur loja nuk është në ritmin e shpejtë të saj. Shumë lojtarë besojnë se ata po shkojnë drejt regresit krahasuar me taktikat inovative të Mauricio Pochetinos.

Tottenhami i Mourinho-s, pas një starti shumë pozitiv, duket se është rikthyer në luhatjet që e karakterizonin skuadrën muajt e fundit nën drejtimin e argjentinasit, Pochettino.