Mbappe: CR7 inspirimi im, është lojtar që të garanton çdo trofe

Kylian Mbappe asnjëherë nuk e ka fshehur se idhulli i tij në futboll gjatë fëmijërisë ka qenë Cristiano Ronaldo.

Të njëjtë gjë francezi, ka përsëritur gjatë një interviste të fundit me “La Gazzetta dello Sport”, duke thënë se dëshiron të ndjekë karakteristikat e karrierës së Ronaldo’s.

“Nëse je francez, dihet se Zidane është idhulli yt. Pas tij, ishte padyshim Cristiano Ronaldo, me të cilin jam me fat që e kam pasur si rival në nivel klubi ashtu dhe me kombëtaret.

“Pa i marrë asgjë Messi-t, dua që karriera ime të ndjekë rrugën e Ronaldos”.

“Cristiano Ronaldo bën të gjithë diferencën e mundshme. Me të Juventusi është favorit përkrah, Liverpoolit, Realit dhe Barcelonës për Ligën e Kampioneve. Për ta gjithmonë ka munguar dikush që të jep epërsinë dhe tani ata kanë Ronaldon. Ai është një lojtar që të garanton trofetë më të mëdha. Është e pabesueshme” – thotë ndër të tjera Mbappe.

LEXO EDHE  Rekordi famëkeq i Sergio Ramos