Lirohet i riu që xhiroi gomat e makinës para komisariatit, i pezullohet patenta/ VIDEO

Policia e Tiranës i ka pezulluar patentën 29-vjeçarit me iniciale B.B. që xhironte gomat e makinës përpara Komisariatit Nr.6.

Pezullimi i patentës iu bë për shkeljet administrative të “mosrregullimit të shpejtësisë në qendrat e banuara” dhe “përshkrimin e karexhatës kundravajtje dhe në mënyrë të rrezikshme në rrugë”.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se pas shoqërimit në komisariat të të riut, u vendos gjithashtu që ai të procedohet penalisht në gjendje të lirë për veprat penale të pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit dhe prishje të qetësisë publike.

29-vjeçari u shoqërua për verifikim në komisariat pas videos së shfaqur në rrjetet sociale, ku xhironte gomat e makinës në mënyrë të rrezikshme përpara komisariatit të policisë.

TiranëXhiroi gomat dhe bëri manovra të rrezikshme në rrugë, para Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe u largua me shpejtësi, por kapet nga Policia Rrugore 29-vjeçari nga Tirana dhe shoqërohet në Komisariatin Nr. 6, për veprime të mëtejshme.Nisur nga postimi në disa portale online, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë, pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave përreth vendit ku drejtuesi i mjetit kishte xhiruar gomat, bënë të mundur identifikimin e automjetit.Pas identifikimit të të dhënave të automjetit që shfaqej në videon e publikuar, rrugorët e kryeqytetit organizuan kontrolle të shtuara.Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme.#SfidëKujtdoQëCenonSigurinë🚑#DenoncoDrejtuesinekeqedukuar#ManifestoRregullQetësiNë🚙

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 21. Januar 2020

LEXO EDHE  Si blejmë "helmin" propagandistik me lekët tona dhe detyrim!