Lihet në qeli i akuzuari se abuzoi seksualisht me të miturën me aftësi ndryshe/ Denoncimi që solli arrestimin

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg të martën një 60-vjeçar me iniciale V.N, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur me aftësi të kufizuara.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, 60-vjeçari i ka mohuar akuzat e ngritura dhe ka pretenduar se thjeshtë e ka shoqëruar vajzen për në shkollë. Mbrojtësi i tij ligjor kërkoi nga gjykata një masë të butë.  Por prokurori Erjon Shehaj, i tha gjykatës se kishte prova të abuzimit dhe kjo e fundit e vlersoi të ligjshëm arrestimin dhe vendosi masën e sigurisë burg pa afat.

Ende nuk ishin marrë përgjigjet prej ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar nëse vajza ishte dhunuar apo jo. Burime nga policia e Lezhës thanë se rasti u ishte referuar nga mësues të një shkolle, pasi nxënës të ndryshëm kishin parë shoqen e tyre të largohej me makinën e 60-vjeçarit.

LEXO EDHE  Arrestohet sapo del nga shtëpia, kokainën e kishte fshehur brenda një…

Oficerë të policisë thanë se kishin ndjekur burrin dhe kishin parë që ai kishte marrë vajzën në makinë. Më pas ata pretendojnë se kanë kryer arrestimin në flagrancë të tij. Policia referoi se i ndaluari ishte në gjendje të dehur. Ndaj 60-vjeçarit janë ngritur akuzat “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”.