“Kush do i vidhte 1.4 mln euro? Dorëheqje nga funksionet zyrtare…”/ Thirrja e fortë e aktivistit

Aktivisti i njohur Erion Kristo, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me vendimin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për të amenduar kontratën e sterilizimit.

“Kemi amenduar kontratën e sterilizimit, nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizimin por instrumente, pesë procese pune dhe të gjithë elementëve që ofrojnë sigurie maksimale për shëndetin e qytetarëve.

Një amendim i kësaj kontrate ka ndodhur në javën e dytë të këtij muaji, të janarit duke reduktuar pagesat mbi 64 mijë ndërhyrje për kompelskitetet. Ajo që kemi përfituar është siguria për qytetarët.

Tani mbi 64 mijë ndërhyrje ka reduktim 25% të pagesave për kompeklesitetet.

Numri i ndërhyrjeve nuk shtohet se duam ne por nga sëmundshmëria”, u shpreh Manastirliu.

LEXO EDHE  Liçaj-Maznikut: I pafytyrë, Teatri nuk shembet

Lidhur me këtë deklaratë, Kristo ka drejtuar një thirrje për dorëheqje të menjëhershme nga funksionet zyrtare të personave përgjegjës. Marrë shkas nga deklarimet e ministres, Kristo shkruan se “puna e tyre u bëka me 1.4 milion euro më pak. Kush do t’i vidhte këto para?”.

Postimi nga Erion Kristo

Para ca ditësh Nisma Thurje denoncoi në SPAK koncesionin e sterilizimit.

SPAK-u thirri njerëzit përkatës në pyetje. Dje, Ministrja Manastirliu uli 1.4 milion euro nga kontrata.

Pra, puna e tyre u bëka me 1.4 milion euro më pak. Kush do t’i vidhte këto para?

Duam dorëheqje të menjëhershme nga funksionet zyrtare të personave përgjegjës. Ky gjest është pranim faji.

Reagoni për paratë tuaja!