Korçë/ Arrestohet pronari i një lokali, ja për çfarë akuzohet

FOTO ILUSTRUESE

Pronari i një lokali në është vënë në pranga nga policia pasi vijonte ende të ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Personi i arrestuar është shtetasi me iniciale V. M., 43 vjeç, banues në Korçë.

Sipas policisë, “gjatë kontrollit që uniformat blu kanë ushtruar në lagjen nr. 17, në lokalin në pronësi tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës “Samsung”, i cili përdorej nga ky shtetas për vendosjen e basteve sportive”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

LEXO EDHE  Tre ditë Kongres/ Çfarë pritet nga socialistët, nga zgjedhja e Asamblesë te ekipi për zgjedhjet