Klubi egjiptian thyen çdo rekord, nënshkruan me 75 vjeçarin

Një klub egjiptian i quajtur 6 Tetori, që militon në kategorinë e tretë, ka hyrë në librat e historisë pasi kanë firmosur me një 75-vjeçar.

Nëse ai futet në fushën e lojës, do ta bënte atë lojtarin profesionist më të vjetër ndonjëherë. Aktualisht ky rekord mbahet nga Issak Hayik, i cili luan për një skuadër të kategorisë së katërt në Izrael dhe është 73 vjeç.

LEXO EDHE  Zyrtare/ Man.City apelon në CAS përjashtimin nga Championsi

Duke folur për këtë rekord, Federata e Futbollit të Egjiptit, deklaroi:

“Sot, Federata e Futbollit të Egjiptit, gjatë merkatos së janarit ka regjistruar profesionistin më të vjetër në botë .

Ai është 75-vjeçari, Ezz El-Bahadar, i cili nënshkroi më klubin e 6 Tetor-it në divizionin e tretë. Kështu ai pritet të hyjë në rekordet botërore të Guinnes-it”.