“I shkreti”/ Murrizi i del në mbrojtje “Zogut të Tiranës”: Do ta dënojnë se i ka dalë emri tek votimet

Deputeti Myslim Murrizi, në Komisionin e Sigurisë ku u diskutua për amnistinë, foli  edhe për  arrestimin e Hermes Nikajt ose siç njihet ndryshe “Zogu i Tiranës”, i cili prej gati dy muajsh ndodhet në qelinë e burgut nën akuzat për prostitucion dhe shfrytëzim prostitucioni.

Murrizi tha se në Kodin Penal është shtuar një pikë e posaçme “për të lënë në burg” Zogun e Tiranës, vetëm e vetëm se ka dalë në përgjime ku flet për shitblerjen e votave.

Biseda:

Murrizi:  Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, bëhet fjalë pë Zogun e Tiranës? Se nuk qëlloj dot.

Felaj: Nuk është dënuar Zogu.

Murrizi: Do ta dënojnë Zogun e Tiranës këta se i ka dalë emri tek votimet. I shkreti, unë po e shoh të shkretë se e kini përdorur për votat. Po të jetë në zanat të vet… Deputet Luani nëse e ka pasur pseudomin fjalën votë për gjë tjetër t’i shpjegoje se nuk u bë qameti.  Ky vend është mbushur plot zogj.

LEXO EDHE  Veliaj dështoi me privatin për kullat/ Budina: Protesta i detyroi të tërhiqen, godina e teatrit do të restaurohet