Habit zv.ministrja e Ramës: Konsumimi i lëndëve narkotike nuk është vepër penale, por …

Moderatori i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu, ka lexuar live mesazhin e zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda, ndërkohë që në studio diskutohej mbi videon ku kryebashkiaku rilindas, Lefter Alla, shihet duke konsumuar kokainë.

Në mesazhin e saj Voda theksonte se konsumimi i lëndëve narkotike nuk përbën vepër penale, por në këtë rast duhet verifikuar video.

LEXO EDHE  "Acromax në shërbim të Veliajt dhe Ramës"/ Ja çfarë i ndodh avokatit të njohur me videon e tij

‘Historitë e videove në Shqipëri lënë për të dëshiruar. Konsumimi i lënëve narkotike nuk ëhstë vepër penale, megjithatë duhet verifikuar dhe duhet vepruar’, thuhej në mesazhin që Fevziu citonte Rovena Vodën.