Grafiti provokues zemëron shqiptarët në Zvicër

Me shkronja të mëdha, persona të panjohur gdhendën këtë grafit në një mur pranë parkimit në Zürcherstrasse, Winterthur, ku shkruhet “Kosova është Serbi”.

Grafiti u pikas nga një nxënës shqiptar në Zvicër, Albrim Raduni. “Ky është provokim i pastër”, thotë 19-vjeçari.

Ai dhe i gjithë komuniteti shqiptar i Kosovës në Zvicër janë të zemëruar.

“Është një fyerje që ne nuk mund ta anashkalojmë. Kjo duhet të hiqet”.

Po ashtu,  edhe sepse është racist:

“Mbishkrimi është kundër një kombi të plotë dhe e mohon atë. Problemi midis dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës është mjaft i madh,  dhe nuk është nevoja ti hidhet benzinë shtesë zjarrit me provokime të tilla , thotë Raduni.

Më tutje u zbuluan dhe dy grafite të tjera në shkrimin cirilik “E dua Partizanin” dhe “Varrmihësit”.

LEXO EDHE  U shisnin ID dhe pasaporta false shqiptarëve, goditet banda e oficerëve grekë

Varrmihësit janë tifozë të klubit të futbollit serb Partizan. Nuk është plotësisht e qartë nëse ekziston një lidhje e tyre me mbishkrimin “Kosova = Serbi”.

Edhe kush qëndron pas kësaj vepre mbetet ende një mister.