Futbollisti i Real Madrid, bie pre e një grabitjeje të dështuar në rrugë

Sulmuesi i Real Madrid, Mariano Diaz, pasditen e djeshme është bërë viktimë e një tentative grabitjeje në Madrid.

Ngjarja ndodhi në një dyqan luksoz të quajtur “Calle Serrano” ndërsa lojtari ishte nën shoqërinë ne një vajze.

26-vjeçari, teksa mbante në dorë artikujt që kishte blerë, një person i paidentifikuar i rrëmbeu çantat me forcë dhe më pas tentoi të arratisej me vrap. Siç raportojnë dëshmitarët, dy persona filluan ta ndiqnin grabitësin dhe nga presioni ai i lëshoi çantat në tokë.

LEXO EDHE  Lajm tragjik, ndërron jetë futbollisti i moshave të Atletico Madrid

Pas incidentit, një nga punonjësit e dyqanit deklaroi se personat që sulmuan lojtarin madrilen po e monitoronin 26-vjeçarin që në momentin kur ai kishte hyrë në dyqan. Mariano i rimori çantat edhe pse policia ende nuk kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.