Identifikohet autori/ Pse ndodhi vrasja në Tiranë dhe kush është ekzekutori

Përditësuar/ Noel Dishi, personi i shpallur në kërkim lidhur me vrasjen në Tiranë dy ditë më parë, dyshohet se është ekzekutori i 29-vjeçarit Vilson Noka. Sipas policisë, vrasja erdhi pas një konflikti mes të dyve, që mendohet ta ketë zanafillën në prishjen e pazareve të drogës.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se “bazuar në veprimet e kryera dhe  provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi Noel Dishi, alias N.K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën ‘Dhaskal Todri’, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke  vrarë shtetasin Vilson Tafçiu”, njoftoi policia.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjeçari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij”,  shtuan të njëjtat burime.

***

EMRI/ Kush është i kërkuari për vrasjen në “Astir”, lidhja me viktimën

Zbardhet të tjera detaje rreth personit që është në kërkim për vrasjen e Vilson Nokës (Tafçiu) mbrëmjen e së hënës në zonën e Astrit në kryeqytet.

LEXO EDHE  E mban mend njeri “mantunë”? / Vaksina kundër turbekulozit po studiohet për t´u mbrojtur nga Covid 19

Mësohet se ai është Noel Dishi nga Dibra. Sipas dëshmive të familjareve të tij dhënë për policinë, ata e njihnin Vilsonin si shok të djalit të tyre. Të dy kanë qenë bashkë në Francë ku Vilson është arrestuar pasi është kapur me një sasi droge, ka vuajtur disa muaj burgim e më pas është depërtuar për në Shqipëri, në vitin 2018. Mësohet gjithashtu se viktima dhe autori kanë qenë bashkë dhe në Belgjikë.

Noel Dishi akuzohet si personi që e ka thirru Nokën në lokalin ku ishte ulur me dy vajza dhe sipas dëshmive, të dy kanë dale nga hyrja anësore e barit. Më pas, Vilson Noka është vrarë me armë zjarri. Autori më pas dyshohet se është larguar me një automjet tip “Golf 6” me ngjyrë të zezë nëpër rrugicat e lagjes.

Këtë të martë, policia konfirmoi se dyshohet që pikërisht Dishi, qëlloi ndaj Nokës, pas një konflikti mes të dyve.

Nisur nga e kaluara e Nokës, ka dyshime se krimi ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

/Boldnews.al/