Dasëm sekrete/ Aktorja e njohur martohet për herë të pestë

Pamela Anderson është martuar për herë të pestë. Aktorja 52-vjeçare është martuar me producentin Jon Peters, 74 vjeç, në një ceremoni private në Malibu.

Mediat e huaja deri tani nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë foto të Pamelës nuse pasi çifti është kujdesur që gjithçka të bëhet në privatësi.

“Ata të dy duhen shumë. Kjo është një romancë e madhe hollivudiane”, ka thënë njëri nga publikuesit i cili e ka konfirmuar këtë lajm.

LEXO EDHE  Shqiptarja e parë e revistës Playboy/ Gjithnjë provokuese dhe gjermanët po 'çmenden' pas saj

“Vajza të bukura ka kudo. Kam mundur të zgjedh por 35 vjet unë  kam dashur vetëm Pamellën”, ka deklaruar Peters për “Hollywood Reporter”.

Kujtojmë që Pamela ka qenë e martuar me yllin e muzikës rock Tommy Lee, muzikantin Kid Rock dhe biznesmenin Rick Salomon me të cilin është martuar dy herë.