Burri i ish-ministres së Ramës:Duket qartë që Lefter Alla pi drogë

Gazetari Aleksandër Furxhi, i cili njihet edhe si bashkëshorti I ish-ministres socialiste të Kulturës, Mirela Kumbaro, I ftuar në Real Story në Neës 24 ka komentuar edhe videon e shumëpërfolur të ditës atë ku kryetari I bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është filmuar në një moment duke thithur kokainë. Furxhi u shpreh se duket evidente që individi në video po merr drogë.

Aleksandër Furxhi: Eksperti i imazhit të kriminalistikës nuk jam. Por kryebashkiakun e Bulqizës nuk e njoh si imazh. Është evidente që individi aty po merr drogë, është e qartë.

LEXO EDHE  Italia në panik/ Shkon në 11 numri i viktimave nga koronavirusi

Mund të jetë një mënyrë për të fituar pak kohë. Nëse është i bindur se është ai apo jo do të vendosë nëse do të bëjë betejën ligjore.

Ka dhe raste të tjera që kanë bërë këtë lloj takitke.