Bie nga kati i 3-të, zbulohen detaje/ Gruaja e shqiptarit kishte telefonuar policinë…

Një zënkë ne nje familje shqiptare në Lenzburg në mbrëmjen e të hënës ka alarmuar policinë, ndërkohe që burri 38-vjeçar është hedhur nga ballkoni në katin e 3-të dhe ka mbetur i plagosur.

Lajmin e ka raportuar blick.ch.

Më vonë, kanë dalë në dritë edhe detaje tjera: gruaja e 38-vjeçarit kishte telefonuar urgjencën në orën 16:00 pasdite dhe e ka njoftuar se burri e kishte goditur atë dhe njërin nga fëmijët, përcjell albinfo.ch.

Policia kishte shkuar menjëherë në ndërtesën në fjalë.

Kur policia u takua në apartament me të dyshuarin për dhunë, ai fillimisht kishte pasur sjellje të qetë. Por, papritur, ai kishte kapur një thikë, të cilën e mbante afër qafës.

LEXO EDHE  Zbulohet në Shqipëri “vaksina” kundër koronavirusit, quhet propagandë

Edhe pse policët janë përpjekur ta qetësonin dhe të merrnin nën kontroll situatën për një kohë të gjatë, ai kishte shkuar në ballkon dhe duke e mbajtur ende thikën në dorë, ishte ulur në murin e ballkonit.

Ndërkohë që policët po bisedonin me të për minuta të tërë, ai papritmas ra poshtë. Për pasojë, kosovari ka pësuar lëndime të rënda, duke rënë nga lartësia prej gati tetë metrash.

Një autoambulancë e ka transportuar atë në Spitalin Kantonal Aarau, ku i eshte nenshtruar operacionit.

Gruaja dhe fëmijët kanë shpëtuar të padëmtuar. Ngjarja mbetet ende e paqarte, nderkohe qe zyra e prokurorit publik në Lenzburg-Aarau ka hapur një hetim penal.