Autoritetet kineze ndalojnë udhëtimet në qytetin ku shpërtheu virusi vdekjeprurës

Autoritetet kineze u kanë kërkuar qytetarëve të tyre që të mos udhëtojnë brenda dhe jashtë qytetit Wuhan, qytet në të cilin ka shpërthyer virusi që vrau nëntë njerëz. Banorët e Wuhan, 8.9 milion në numër, janë këshilluar të shmangin turmat dhe të minimizojnë daljet publike.

Koronavirusi është përhapur nga Wuhan në disa provinca kineze, si dhe në SHBA, Tajlandë dhe në Korenë e Jugut. Rastet e konfirmuara me këtë virus që shkakton pneumoni të rëndë janë 440 dhe e kanë origjinën nga tregtia detare, pasi janë kryer transaksione të paligjshme të kafshëve të egra.

LEXO EDHE  Kush është më i rrezikuar nga koronavirusi?

Mos shkoni në Wuhan. Dhe ju që jeni në Wuhan, ju lutemi mos e lëshoni qytetin!“, tha zv/ministri i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Li Bin, në një nga njoftimet e para publike që nga koha kur shpërtheu virusi.

Autoritetet kineze pranuan gjithashtu se vendi ndodhet tani në “fazën më kritike” sa i përket kontrolleve për parandalimin e rasteve të reja.