Australian Open/ Roger Federer dhe Novak Djokoviç, avancojnë në raundin e tretë

Roger Federer dhe Novak Djokoviç, të dy kanë arritur fitore komode ndaj kundërshtarëve të tyre, duke arritur kështu në raundin e tretë të Australian Open.

Federer mundi numrin 41 në renditjen botërore, serbin, Filip Krajinovic 3-0 (6-1, 6-4, 6-1). Zvicerani, 38 vjeç, e mbylli ndeshjen në vetëm 92 minuta dhe në raundin e tretë do të përballet ndaj australianit John Millman.

LEXO EDHE  Guardiola "thumbon" Realin: Kënaqësi e madhe të fitosh në “Bernabeu”

Në krahun tjetër, numri 2 i botës, Novak Djokovic, mposhti japonezin Tatsuma Ito 3-0 (6-1,6-4,6-2) në 95 minuta lojë.

32 vjeçari i cili, është në ndjekje të Grand Slam-it të tij të 17-të në raundin tjetër do të luajë kundër japonezit Yoshihito Nishioka.