Arrestimet në Skënderbeu-Partizani, çfarë ndodhi…

Një person është arrestuar në Korçë një ditë më parë dhe një tjetër është proceduar penalisht pasi akuzohen se kryen veprime të dhunshme gjatë ndeshjes së futbollit Skënderbeu-Partizani.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: V. K., 54 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. J., 17 vjeç, banues në Korçë.

LEXO EDHE  Kategoria Superiore/ Partizani kërkon vazhdimësinë ndaj Bylisit, Skënderbeu pret Teutën

Dy shtetasit e mësipërm, gjatë ndeshjes së futbollit Skënderbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të dhunshme duke thyer stolat e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, si dhe kanë prishur qetësinë publike duke hedhur në fushë lëndë piroteknike, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.