Agai i votave dhe Sulltani i Rilindjes

Nga Boldnews.al

Në audiopërgjimet e dosjes 184, mbi masakrën elektorale në zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër në vitin 2016, krahas të tjerëve bie në sy Robert Aga, kreu i polisisë së Dibrës. Ai u angazhua me të gjithë forcat për të siguruar vota për Rilindjen, duke vënë në dispozicion gjithë makinerinë policore.

Në fund ai duhej shpërblyer dhe teksa drejtuesit më të lartë të qeverisë, kryeministri Edi Rama, ministra e deputetë, zbraznin kupa e shqyenin mish e peshk për “ndëer të fitores”, u zhvillua kjo bisedë telefonike mes Robert Agës, ish-ministrit të Bredshëm Saimir Tahiri dhe deputetëve Ulsi Manja dhe Xhemal Qefalia.

Saimir Tahiri: Faleminderit shumë për angazhimin, je i madh; Robert Aga: E kam detyrim; Saimir Tahiri: Dhe mos e rruj k*rin për ato që thonë ata, se nuk na ha t*api ne për ata; Robert Aga: Unë jam ushtari jot! Saimir Tahiri: Ke të fala edhe nga Ulsiu, foli një çikë Ulsiut; Ulsi Manja: Ku je mo vëlla; Robert Aga: Si të shkon ty? Ulsi Manja: Hiç më, me kryeministrin; Robert Aga: Ej, unë më duhet me shku pak atje; Ulsi Manja: Ku mo? Robert Aga: Te Bulqiza; Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më lart o burrë; Robert Aga: Mir mir ju e dini, po e kam qejf atë; Ulsi Manja: Tani do më dëgjiosh mua, do flasësh me Xhemalin sepse e kam shefin e Komisionit të Sigurisë, ne e bëjmë fjalën për më lartë e të na duhesh për ndonjë gëj më të madhe se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im; Robert Aga: Mirë mo, mirë….”. Bisedat vijojnë me Xhemal Qefalinë që e zbraz fjalorin e rëndë në këtë mes shoqëror.

Interesante është se Robert Aga, ky “ushtar i bindur” i partisë dhe Rilindjes për pak kohë u bë agai i votave në Dibër. Angazhoi çdo strukturë policore në shërbim të pushtetit, e më pas me blerje, shantazh dhe organizim nga “çunat problematik” që solli Damian Gjiknuri, Dibra u mor, madje me diferencë të theksuar votash.

Berti i Partisë si “agai i votave”, e vijoi karrierën policore, edhe pse ishte në konflikt të hapur, pasi vëllai i tij u arrestua pak muaj më vonë për trafik të lëndëve narkotike. E kapën, bëri pak muaj burg dhe e liruan, por sot për Pajtim Agën, vëllanë e kryepolicit që u vetëshpall “ushtar i partisë”, është vendosur arrest me burg pa afat, pasi tre ditë më parë u kap bashkë me gjashtë persona të tjerë në trafikimin e 35 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në formë çokollate.

LEXO EDHE  Meta i kërkoi dorëheqjen/ Kryemadhi ‘shpërthen’ ndaj Gjonajt: Halabake! Më 2 Mars në shesh!

Të gjithë e dinin lidhjen e “Agallarëve” me trafikun e drogës, por ata kishin dhënë një kontribur shumë të madh në shitblerjen e votave dhe sigurimin e pushtetit të Rilindjes me në krye Edi Ramën. E për këtë të mirë, Robert Aga do të vijonte të ishte në krye të policisë, këtë herë duke u transferuar nga Dibra në Kukës. Ndonëse emri i ishte shfaqur në përgjime në shantazhin dhe shitblerjen e votave ai vijoi karrierën, madje duke u shfaqur si një prej drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit.

Mund të duket gati si e pakuptueshme se përse gjithë ai angazhim i madh në atë copëz Dibre, por arsyet e Rilindjes ishin “të forta” për ta rimarrë bashkinë. Ishte në lojë fytyra e qeverisë aty në Dibër, pasi imazhi u ishte prishur nga kryebashkiaku i mëparshëm i tyre Shukri Xhelili.

Shkriu e degjeneroi fare Rilindjen! Jo se kishte kërkuar favore seksuale për një të re që kërkonte punë në bashki, por se u kap në një videopërgjim me brekë të grisura në motelin që dërgoi zajzën të cilën duhet ta kalonte nga shtrati para se ti nënshkruante kontratën e punës. Rama e shkarkoi Shukriun, por Dibrën e donte më çdo kusht ta fitonte sërish, madje e vendosën bashkarisht për të arritur një fitore të madhe.

Nuk mjaftoi vetëm Damian Gjiknuri si shefi i fushatës elektorale në Dibër, por edhe çdo drejtues policie, çdo pjesë e administratës dhe çdo biznesmen i dyshuar për lidhje me krimin. Tashmë Berti u detyrua të largohej pas një pezullimi nga detyra, por ai dhe shumë të tjerë janë sërish aty, si grupi i gatshëm që në çdo kohë zgjedhjesh aktivizohen për të mbajtur në pushtet sektin e Rilindjes!

Berti dhe “Bertat” e tjerë janë angallarë të votave, dhe kur ndonjë qytetar nuk pranon shitjen e votës pasi kanë dinjitet, dalin në skenë “qehallarët” që të thyejnë brinjët në dhunë, sepse Sulltani i Rilindjes Edi Rama e do gjithnjë pushtetin, me çdo kusht e në çdo formë! Ndaj Berti dhe të tjerë përkohësisht do të lihen jashtë loje, sa të vijnë zgjedhjet…!