Vllaznia bën detyrën, mposht pastër Flamurtarin

Është mbyllur ndeshja hapëse e javës së 18-të së Kategorisë Superiore, ajo mes Vllaznisë dhe Flamurtarit.

Shkodranët kanë fituar me rezultatin e pastër 2-0. Goli i parë erdhi në minutën e 38-të me anë të një penalltie të cilën e realizoi Gilman Lika.

Ndërsa golin e sigurisë dhe që mbylli ndeshjen e shënoi braziliani Hygo në minutën e 82-të, me anë të një veprimi të bukur akrobatik brenda zonës.

LEXO EDHE  E bujshme/ Klubi kosovar i basketbollit nënshkruan me ish-lojtarin e LA Lakers

Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e gjashtë, duke zbritur Laçin momentalisht një pozicion më poshtë. Ndërkohë Flamurtari, është e pashpresë në vendin e fundit me vetëm gjashtë pikë.

Kujtojmë që në orën 17:00, luhen dhe Skënderbeu-Partizani dhe Teuta-Laçi.