Video/ Migjen Basha protagonist në Champions-in aziatik, shënon në fitoren e skuadrës

Migjen Basha shënoi golin e parë në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Melbourne Victory, realizoi sot kundër Bali United, ndeshje e vlefshme për AFC Champions League.

Në minutën e 14-të, mesfushori i kombëtares shqiptare, pas një aksioni mjaft të bukur ka goditur saktë me të majtën, duke e çuar topin në trekëndëshin e sipërm të portës. Asnjë shans për portierin rival, që është detyruar të nxjerrë topin nga rrjeta.

LEXO EDHE  Griezmann: Nuk largohem nga Barça, dua numrin 7!

Me këtë fitore Melbourne Victory arrin të kualifikohet për në fazën tjetër, ndërsa kundërshtari nuk është përcaktuar akoma.

#MELvBAL: Migjen Basha

Migjen Basha opens the scoring in Melbourne!Vision: Fox Sports Football

Gepostet von Melbourne Victory am Dienstag, 21. Januar 2020