“Tranzit”/ Lihet në qeli vëllai i ish-shefit të Policisë dhe 6 të arrestuarit e tjerë

Foto ilustruese

Gjykata e Tiranës lë në burg vëllain e ish-shefit të qarkullimit rrugor Dibër, Pajtim Aga dhe 6 të arrestuarit e tjerë, të aksionit antidrogë “Tranzit”, i finalizuar javën e kaluar. Gjykata vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për: Pajtim Aga 51 vjeç, Edmond Rajta,  52 vjeç, Shkëlzen Mazari 51 vjeç, Devis Mija 20 vjeç, Fatjon (Paulin) Dodaj  37 vjeç, Marsida Piperi 32 vjeçe, Arjet Halilaj 38 vjeç.

Aksioni

Burime zyrtare nga Policia bënë me dije se: Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë se Shtetit dhe DVP Dibër ishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

Me pas, lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

LEXO EDHE  Maskat e karnavaleve të prodhuara në Shqipëri që bëjnë xhiron e botës

Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve’”, kryer në bashkëpunim, njoftoi policia.

Precedenti

Ndaj Pajtim Agës, vëllai i zyrtarit të policisë Robert Aga, i arrestuar gjatë aksionit anti-drogë të koduar “Tanzit”, rëndonte një vendim gjykate i formës së prerë me 5 vite “dënim me kusht”.

Boldnews” ka zbardhur vendimin e gjykatës së Kurbinit dhënë më 27 Tetor 2017, me relatore Marçela Shehun, sot anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pajtim Aga u arrestuar nga policia e Lezhës, pasi iu gjet një sasi kokaine në makinë.

“Kokainën e përdorte për migrenën”/ BoldNews zbardh vendimin: Si u lirua nga qelia vëllai i shefit të Policisë