Shullazi me grupin kërkojnë lirinë/ Gjykata e Posaçme merr vendimin

Përditësuar/  Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Emiliano Shullazit dhe grupit të tij për ndryshimin e masës së sigurisë.

***

Shullazi me grupin kërkojnë lirinë/ Kërkesa në Gjykatën e Posaçme

Emiljano Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë. Të pandehurit kërkojnë rrëzimin e masës së “arrestit me burg” dhe lirimin nga qelia. Seanca pritet të mbahet në orën 12:00 në gjykatë.

Prej më shumë se një viti procesi ka ‘ngecur’ në Apel.

Kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë vjen pas disa vendimeve për lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm.

LEXO EDHE  Koronavirusi rrezikon qytetarët, në Shqipëri shteti tallet/ Ja çfarë bëri ministrja me uniformat profesionale

Shqyrtimi gjyqësor në ngarkim të të pandehurve të mësipërm ka nisur një vit më parë në Apelin e Krimeve të Rënda, aty ku nuk mundi të zhvillohej në asnjë seancë. Tashmë, ka nisur shqyrtimi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 55 vite burg në total: Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqjan, Endit Zelën dhe Blerim Shullazin. 14 vite burg u dhanë për Emiljano Shullazin. Ata akuzohen për krijim të grupit të strukturuar kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. /BoldNews/