“Pse je ka mprek ti ore?”/ Çfarë ndodhi para Kryeministrisë, shoqërohet një person (VIDEO)

Gjatë homazheve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në nder të viktimave të protestës së 21 Janarit, Report Tv ka kapur edhe momentin e shoqërimit nga policia të një qytetari.

Ai ka bërë rezistenë teksa është shoqëruar nga efektivët për t’u futur në makinën e policisë.

LEXO EDHE  (VIDEO) Armë, drogë dhe para/ Në pranga 4 persona nga Tirana, njëri i shpëton policisë

“Pse je ka mprek ti ore? O vrasës”, dëgjohet të thotë ai gjatë momentit të shoqërimit. Qytetari në fjalë është thuajse në çdo institucion në Tiranë, ku bërtet “Drejtësi e korruptuar”.