Pretendon se ka udhëtuar në kohë, ja çfarë thotë për UFO-t (Video)

Një burrë, i cili pretendon se ka udhëtuar në kohë ka zbuluar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen tonë. Sipas tij në vitin 2063 do të ketë një përmbytje të madhe pasi si pasojë  ngrohjes globale pllakat e akullit do të shkrijnë. Kështu, vija bregdetare e SHBA-ve dhe e shteteve të tjera do të përmbytet.

Ai pretendon se viti 2028 do të jetë viti në të cilën alienët nuk do jenë më sekret për njerëzimin.

Gjithashtu është shprehur se ka shumë detaje tronditëse për sa i përket të ardhmes por është shumë e vështirë për t’i komunikuar të gjitha detajet.

Një tjetër e dhënë interesante sipas burrit, i cili pretendon në udhëton në kohë është fakti se ai beson se në vitin 2075 njerëzit do të ushqehen në një formë të çuditshme. Për ta demonstruar ai mbante në dorë një kavanoz i cili kishte brenda disa topa të vegjël të bardhë.

LEXO EDHE  Besojeni ose jo! Koronavirusi i parashikuar në këtë roman që në vitin 1981 (FOTO)

Ai njihet ndryshe si ‘Kasper’, dhe u intervistua nga Apex TV ku u shpreh gjithashtu se këto kapsula ushqimi do të jenë individuale, dhe duke e marrë vetëm një prej tyre në ditë do të jetë e mundur që të rezistuar një ditë të tërë.

Sipas tij nuk do të ketë më uri në tokë pasi ushqimi do u jepet falas të gjithëve.