PD i rikthehet reformës territoriale: Rishikimi i saj është prioritet absolut i joni

“Rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike!” Kështu shprehet sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi pas mbledhjes së kryesive të degëve të Partisë Demokratike në qarkun e Korçës.

Ai shprehet se Reforma Territoriale e vitit 2014, u miratua në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike dhe ka qenë një dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve.

Nga takimet, Bardhi ka shpërndarë disa foto në faqen e tij në rrjetet sociale, ku bën me dije se i siguroi për planin konkret të PD-së për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike ku është përfshirë si pasojë e keqqeverisjes.

Postimi i plotë:

Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka vetëm një qëllim: Qytetarët të zgjedhin Qeverinë që u jep zgjidhje halleve dhe problemeve të tyre, që punon për ta, që jep llogari përpara tyre dhe që ka frikë nga vota dhe vullneti i qytetarëve.

LEXO EDHE  Plas keq grushti mes dy gjimnazisteve në Laç, zihen për një të dashur (VIDEO)

Qarku Korçë është braktisur nga Qeveria në këto 6 vjet, duke sjellë varfëri dhe pamundësi për fermerët punëtorë të kësaj zone, sepse Edi Rama e ka të lidhur pushtetin me krimin dhe oligarkët. Në mbledhjet e Kryesisë së Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq, i sigurova për planin tonë konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike ku është përfshirë si pasojë e keqqeverisjes.

Ndamë bashkërisht shqetësimin se Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ka qenë një dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve. Ata janë të braktisur. Bashkitë dhe administrata e tejfryrë nuk janë më në shërbim të qytetarëve.

Rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike!

Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka vetëm një qëllim: Qytetarët të zgjedhin Qeverinë që u jep zgjidhje…

Gepostet von Gazment Bardhi am Dienstag, 21. Januar 2020