Pas sherrit për bizneset, Ermal Mamaqi fton Bes Kallakun në premierën e filmit: Shpresoj të vijë, ska asgjë që…

Aktori i humorit, tashmë biznesmen, tha se ka ftuar Kallakun në premierën e filmit të tij “I love Tropoja”. Mamaqi shtoi shpreson që Besi t’ia pranojë ftesën duke theksuar se nuk ka asgjë që i ndan.

“Po patjetër që e kam ftuar dhe shpresoj që të vijë. Nuk ka asgjë që të na ndajë,”- tha Mamaqi në emisionin Wake Up.

Ermali zbuloi edhe kostot e “I love Tropoja”, duke thënë se deri tani ka shpenzuar 700 mijë euro për realizmin e këtij projekti.

Kujtojmë që sherri mes tyre filloi pasi Besi bëri një krahasim të dy filmave të tyre “Falko” dhe “I love Tropoja” si edhe aktorëve në secilin film.

LEXO EDHE  Kejvina Kthella do të ishte e martuar në Lezhë tani por falë Zotit...

Besi tha se Ermali bën më shumë biznes se humor në emisionin “Shiko kush Luan” dhe më pas debati u zhvendos në mediat sociale.

Të dy replikuan me njëri-tjetrin, por mesa duket Ermali e ka hedhur pas krahëve gjithçka. Gjithashtu ai ka pranuar se e pa filmin “Falko” të Besit duke shtuar se shkoi në kinema për të mbështetur shokun e tij.

Mbetet për tu parë nëse Besi do të shkojë në premierën e filmit të Ermalit.