Paloka: Kapja e drejtësisë nga Rama ka “të mirën” e vet

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka,e ka cilësuar kapje të Drejtësisë nga ana e kryeministrit Edi Rama, emërimet e fundit që janë bërë në krye të institucioneve të drejtësisë.

Më anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan se Rama e përdori të ashtuquajturën ‘Reformë në Drejtësi’ për të kapur plotësisht sistemin e drejtësisë.

Sipas Palokës tashmë shembujt dhe faktet janë të qartë, pasi prej hyrjes në fuqi të ‘Reformës në Drejtësi’ nga burgjet po lirohen të gjithë kriminelët, dhe asnjë pushtetar i kapur në flagrancë nuk po dënohet.

Ndërkohë Paloka shkruan s edhe kjo kapje që po i bën Rama drejtësisë ka të mirën e vet, pasi ai nuk ka më asnjë justifikim para shqiptarëve.

Postimi i plotë i Palokës:

Kapja e drejtesise nga Rama ka “te miren” e vete!!!

E ashtuquajtura “Reforme ne Drejtesi” u mbyll perfundimisht mbreme me votimin per Inspektorin e Larte qe ishte dhe institucioni i fundit i mbetur pa ngritur prej institucioneve te reja te drejtesise.

Me votimin e mbremshem Rama e kapi perfundimisht drejtesine de jure dhe de facto. Ne postet kyce te institucioneve te “drejtesise se re” jane gjithe sherbetoret e Rames te kapur jo vetem politikisht por edhe nepermjet lidhjeve familjare me “rilindjen”.

Kjo eshte padiskutim goditja me e rende qe ka marre ndonjehere drejtesia shqiptare qe pas rrezimit te komunizmit, por edhe pse duket paradoksale , kjo ka nje te mire ne vetevete…; nga sot Rama nuk mund te mashtroje me asnje qytetar lidhur me drejtesine. Nga sot Rama duhet ti pergjigjet cdo qytetari te thjeshte per rezultatet e reformes. Nga sot Rama nuk mund te justifikohet e ti ankohet kujt per drejtesine.

Shqiptaret i mbajne mend mire premtimet dhe justifikimet e Rames per cdo deshtim apo skandal te qeverise se tij, mbajne mend mire se si per cdo pakenaqesi te qytetareve me qeverine , Rama nxirte si justifikim “drejtesine” . Mbajne mend mire premtimin e Rames se me permbylljen e “Reformes ne Drejtesi” do te mbaronin dhe problemet e tyre.

Prandaj nga sot Rama nuk justifikohet dot me, perkundrazi mban pergjegjesi direkte per cdo akt te prokurorise e per cdo vendim gjykate te cilesdo shkalle ndaj cilitdo qytetar.

Le ta filloj shpjegimin ndaj shqiptareve me faktin se Pse kjo DREJTESIA E RE ne vend qe te burgos kriminele, po liron dhe ata qe kane qene te denuar ? Pse kjo DREJTESIA E RE nuk ka vene ne banken e te akuzuarve asnje pushtetare nga ata qe jane kapur ne menyre flagrante ne krim duke filluar nga “kryetaret e bashkive” ? PSE ???

 

LEXO EDHE  Nën hetim paraprak, kompanitë celulare tërhiqen nga rritja e tarifave/ Ulet me 200 lekë vlera e paketave