Nëna del për të blerë qumësht, gjen foshnjen 3-muajshe të pajetë kur kthehet në banesë

Një foshnje 3 muajshe është dërguar i pa jetë në spitalin e Librazhdit, ndërsa nuk dihen shkaqet. Trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar për në spitalin e Elbasanit, ku ekspertët mjeko ligjorë po bëjnë autopsinë për zbulimin e shkaqeve që kanë bërë që ai të humbë jetën.

Nena e foshnjës është shprehur se ishte larguar për të blerë qumësht në dyqan, dhe kur është kthyer ne banesë e ka gjetur foshnjën pa shenja jete. Ndërkohë nuk ka dhënë shpjegime nëse fëmija ka qenë nën mbikëqyrjen e personave të tjerë, kur ajo është larguar.

LEXO EDHE  Me zë dhe figurë/ Ja si Edi Rama mashtron paturpësisht Lavrovin në Moskë (Video)

Para disa kohës kjo familje kishte humbur edhe një fëmijë tjetër i cili kishte ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor.