Mourinho me bonus të majmë, nëse kualifikon Tottenhamin në Ligën e Kampionëve

Jose Mourinho do të fitojë rreth 2.35 milionë euro nëse arrin ta kualifikojë Tottenham Hotspurin në Ligën e Kampionëve.

Portugezi e mori drejtimin e Spursave në muajin nëntor pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos, ndërsa ky objektiv asokohe dukej mision i pamundur.

Megjithatë edhe tani, problemet me dëmtimet, në veçanti të sulmuesit kryesor Harry Kane, e kanë bërë ngjitjen në tabelë shumë të vështirë dhe ndeshjet e fundit skuadra ka lëshuar shumë pikë.

LEXO EDHE  U17/ Tirana poker ndaj Partizanit në finale, bardheblutë ngrenë Kupën (Video)

Aktualisht Tottenhami, është nëntë pikë larg vendit që të dërgon në Ligën e Kampionëve dhe që mbahet nga skuadra e Chelsea-t.