Meta i drejtohet Venecias/ Kuvendi shkeli Kushtetutën për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias, lidhur me atë që e konsideron si shkelje Kushtetuese nga ana e Kuvendit, për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i cili shkruan në rrjet se nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit kërkesa dhe pyetjet drejtuar Venecias.

“Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

LEXO EDHE  Korçë/ 44-vjeçarja së bashku me dy djemtë e saj rrahin të vëllain

Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij”, shkruan Blushi.

Ndërkohë nga ana tjetër Rilindja i është drejtuar Venecias lidhur me shkeljet e Presidentit dhe procedurën e nisur për shkarkimin e tij.