Liverpooli nuk njeh rivalë në ishull, ja 10 rekordet që mund të vendosë në Premier League

Me fitoren 2-0 ndaj Man.United, Liverpooli i Jurgen Klopp-it marshon i qetë drejt titullit kampion në Premier Ligë.

Tani me 16 pikë diferencë me vendin e dytë që mbahet nga Manchester City, Liverpooli ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme këtë sezon dhe në pjesën e mbetur të sezonit do të luajë për të thyer 10 rekorde.

Në fakt, një nga ato rekorde është arritur, pasi me 21 fitore në 22 ndeshjet e para, Liverpooli është i vetmi ekip në histori të Premier Ligës me këtë ecuri.

Objektivi i ardhshëm është që të grumbullojë sa më shumë fitore radhazi në shtëpi. Fitorja kundër United ishte e 19-ta për ta, dhe janë vetëm 1 larg rekordit që mbahet nga Manchester City i sezonit 2011-2012.

Rekordet që mund të vendosë Liverpooli:

  1. Starti më i mirë: Objektiv i arritur pasi me 21 fitore në 22 ndeshje ata thyen rekordin e City-t në sezonin 2017-2018.
  2. Numri i ndeshjeve të fituara radhazi në shtëpi: Siç u përmend mbahet nga City i sezonit 2011-2012 me 20 fitore. Ndeshjet e radhës për Liverpolin janë me Southamptonin dhe Ëest Hamin, ku do të synohet ky rekord.
  3. Fitoret radhazi, në shtëpi dhe jashtë: Ata kanë fituar 13 ndeshje radhazi deri më tani, 6 më pak se rekordi i City-t në vitin 2017.
  4. Më shumë ndeshje të pamposhtur: Aktualisht në Premier League, klubi ka 39 ndeshje që nuk e njeh humbjen, 11 ndeshje larg rekordit që mbahet nga skuadra e Arsenalit.
  5. Humbjet më të pakta në një sezon: Arsenali i sezonit 2003-2004 është e vetmja skuadër që nuk ka pësuar asnjë humbje gjatë të gjithë sezonit në kampionat, dhe Liverpooli mund ta barazojë këtë rekord të madh nëse nuk humbet në 16 ndeshjet e mbetura.
  6. Numri i fitoreve në një sezon: City fitoi 32 ndeshje në sezonin e kaluar, Liverpool-i aktualisht numëron 21 fitore.
  7. Rekordi i pikëve në një sezon: Mbahet nga City, arriti të grumbullojë 100 pikë në sezonin 2017/2018
  8. Rekordi i numrit të fitoreve në shtëpi gjatë një sezoni: Liverpool-i ka fituar këtë sezon 12 ndeshje nga 12 të luajtura në Anfield, dhe i duhen dhe shtatë fitore të tjera për të thyer rekord.
  9. Rekordi i numrit të fitoreve në transfertë: Kanë fituar 9-të deri më tani, 8 ndeshje prapa Manchester City-t të sezonit 2017-2018.
  10. Numri i ditëve pa regjistruar asnjë humbje: Arsenali kaloi 537 ditë pa humbje në Premier League përgjatë sezoneve 2003/2004 dhe 2004/2005, Liverpool-i aktualisht ka 382 ditë pa humbje dhe mund ta thyejnë rekordin nëse shmangin humbjen gjatë sezonit, dhe data do të ishte 23 qershor 2020.
LEXO EDHE  “El Clasico”, Pique në dyshim të madh për sfidën e së dielës

Ndër të gjitha këto rekorde që mund të thyhen, sezoni i Arsenalit në të cilën qëndruan të pamposhtur do të jetë më domethënësi dhe më i kërkuari për skuadrën.