Kapet duke tregtuar sasi nafte të dyshuar si kontrabandë, arrestohet

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. A., 50 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap në vendin e quajtur “Ish-karburanti i vjetër” në fshatin Sovjan, duke furnizuar me naftë, mjetin tip traktor në pronësi të shtetasit Dh. S., sasi e cila dyshohet të jetë kontrabandë, njoftoi policia.

LEXO EDHE  Nxënësja me urgjencë drejt Tiranës, dyshohet se u helmua në shkollë

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e brendshme, si edhe përreth ish-karburantit të cilin ky shtetas e ka në administrim, iu gjet një sasi tjetër e konsiderueshme nafte e dyshuar kontrabandë e ndarë në bidona plastikë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.