Humbje e madhe për Manchester United, Rashford do të mungoj gjatë

Problemet për Manchester United nuk kanë fund këtë sezon. Përtej rezultateve negative tashmë një “valë” dëmtimesh kanë përfshirë skuadrën e drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Marcus Rashford u diagnostikua me dy fraktura stresi të ndara në pjesën e shpinës, dëmtim që do ta mbajë në mënyrë të sigurt sulmuesin e ri jashtë fushave të lojës minimalisht për një periudhë prej 6 javësh dhe vetëm pas kësaj faze të domosdoshme mund të fillojë të stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës.

LEXO EDHE  Flitet për një largim të tij nga Skënderbeu, Dejvi Bregu flet për të ardhmen

Rashford që në këtë edicion të Premier League në 22 ndeshje ka kontribuar me 14 gola dhe 4 asist për “djajtë e kuq”.