Haaland e refuzoi, Man.United përgatit ofertën për “bomberin” e Lyonit

Manchester United po përgatit një ofertë prej 43 milionë paundësh, për të nënshkruar me sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele.

I vetmi që po bind në sulmin e United, është Marcus Rashford dhe klubi dëshiron që përkrah tij të luajë një sulmues tjetër, për të formuar një dyshe që të jetë kërcënim serioz për mbrojtjet kundërshtare.

Ëndrra për sulmin e “djajve” ishte Erlind Haaland por norvegjezi refuzoi klubin për tu bashkuar me Borussian e Dortmundit dhe tani vëmendja është kthyer te 23-vjeçari i Lyonit.

LEXO EDHE  Flitet për një largim të tij nga Skënderbeu, Dejvi Bregu flet për të ardhmen

“Scoutët” e United ishin të pranishëm për të vëzhguar lojtarin në ndeshjen që Lyoni luajti fundjavën e kaluar, kundër Nantes. Sipas raportimeve paraqitja e tij në fitoren 4-3 të skuadrës në trasnfertë, ka bindur klubin për të nisur negociatat.

Këtë sezon Dembele ka shënuar 11 gola në 19 paraqitje në kampionatin francez.