E qëllojnë me pistoletë, gruaja e plagosur qesh, shoqja e saj vazhdon videon (Pamjet)

Ky është momenti shokues kur një grua i buzëqesh kamerës disa sekonda pasi e kanë qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që shoqja e saj vazhdon të transmetojë në Facebook episodin.

Në video duket një grua me bluzën rozë që i afrohet një makine në Tenesi të SHBA-së.

Ndërkohë që shoqja e saj po filmon, gruan me bluzë rozë e qëllojnë nga makina dhe ajo rrëzohet në tokë. Personi që po filmon dëgjohet të thotë: “Dreq, e qëlluan”.

LEXO EDHE  "Si i vramë me diagaç dhe granata dy djemtë në qendër të Shkodrës" / Historia e panjohur

Duke mos e lëshuar celularin nga dora, ajo i afrohet shoqes së plagosur e cila, çuditërisht, e ka marrë me shumë sportivitet faktin që u qëllua me pistoletë.

“Nuk ka gjë fare. Jetë gangsterësh”, thotë e plagosura në videon që ka marrë më shumë se 4,3 milionë klikime në Twitter.