E keni gjetur numrin e Ramës? Meta flet për raportin me Kryeministrin: I kam dërguar …

Presidenti Ilir Meta, ka shmangur përgjigjen e drejtpërdrejtë në lidhje me komunikimin që ai ka me kreun e qeverisë Edi Ramën. Meta ka qenë sot i ftuar në ABC News, ku ka dhënë një intervistë gjatë së cilës është pyetur se kur ka folur për herë të fundit me Ramën. Kreu i shtetit ka thënë se ai ka komunikim me të gjithë institucionet, por më tej tha se kanë shkëmbyer kartolina për Vitin e Ri.

Kur e keni pasur komunikimin e fundit me zotin Rama?

Unë kam çdo ditë komunikim me qeverinë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të qeverisë. Çdo ditë nga kjo zyrë dërgohen shkresa, kërkesa, surgjerime në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë kushtetuese të Presidentit. Unë bashkëpunoj me të gjithë. Se sa bashkëpunojnë të tjerët dhe si nuk e di.

Po me kryeministrin mbaj mend që ju thatë se ndërruat telefonin dhe nuk ia kishit numrin më. Ia gjetët numrin?

LEXO EDHE  Konferenca/ Zef Preçi: Po marrim borxh të ri për të shlyer të vjetrin

Unë këto nuk i mbaj mend. Kryeministri, ministra janë të mirëpritur në çdo kohë.

Kur e keni pasur komunikimin e fundit me kryeministrin Edi Rama?

Nuk e mbaj mend kemi shkëmbyer kartolina për Vitin e Ri.

Gjatë intervistës, Meta ka folur për ngjarjen e 21 Janarit 2011, ku u vranë 4 protestues të opozitës së asokohshme (PS), ndërsa Meta mbante postin e zv.Kryeministrit dhe protesta ishte thirrur pas publikimit të një video-skandali ku ai ishte i përfshirë.

LEXO EDHE:

Meta i drejtohet Venecias/ Kuvendi shkeli Kushtetutën për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses