Dokument/ U dëbua nga Shqipëria më 1 janar, zbardhet urdhëri për Harun Çelik…

Tre javë nga largimi me dhunë nga Shqipëria, zbardhet urdhri i dëbimit për mësuesin turk Harun Çelik, i konsideruar mbështetës i Gylenit, kundërshtarit më të madh të presidentit të Turqisë Erdogan.

Në urdhrin e dëbimit të publikuar nga gazetarja, Klodiana Lala, thuhet se Çelik nuk plotëson kushtet e nevojshme për qëndrim duke iu referuar nenit 109/A.

LEXO EDHE  Shkatërruan stolat në "Air Albania", tre në pranga 9 në kërkim

Po kështu nuk i është lënë asnjë ditë afat nga urdhri për largimin dhe saktësohet që dalja nga Shqipëria të bëhet nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Për një periudhë 5-vjeçare, pra deri në vitin 2025 Çelik nuk lejohet të hyjë në Republikën e Shqipërisë. /BW/