Devoll/ Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre, zjarrfikëset nuk mund të ndërhyjnë

Një zonë e quajtur Çardhak mes rrethit të Devollit dhe të Korçës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se deri tani janë djegur një sipërfaqe me bimësi të ulët ose shkurre ndërsa mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit.

LEXO EDHE  Skandali seksual në shkolla/ Besa e Ramës: Media abuzoi, do i luftoj

Burime nga Bashkia Devoll bëjnë me dije se terreni i thyer malor ja pamundëson zjarrfikëseve të shkojnë në vendngjarje. Era e fortë raportohet se po ndihmon përhapjen e flakëve. Zjarri është përhapur në afërsi të antenave.