Dështoi të ndiqte hapat e të vëllait te Partizani, Josef Ekuban zyrtarizohet te skuadra e re

Partizani njoftoi ditën e djeshme mbylljen e bashkëpunimit me Josef Ekuban, i cili u afrua në verë nga Verona në formën e huazimit.

Sulmuesi nuk bindi me paraqitjet e tij tek të kuqtë dhe për këtë arsye drejtuesit kryeqytetas vendosën ta largojnë. Nuk ka vonuar shumë dhe lojtari ka gjetur ekipin e ri do të vazhdojë karrierën e tij.

LEXO EDHE  Lewandowski nuk njeh limite, barazon rekordin e Ronaldos në Champions

Ditën e sotme, futbollisti është prezantuar te skuadra italiane e Virtus Fransavilla. Këta të fundit militojnë në Serie C, dhe kanë firmosur një kontratë 2-vjeçare me futbollistin.