Çfarë ndodhi para vrasjes/ Zbardhet dëshmia e vajzave me të cilat ishte Vilson Noka

Zbardhet dëshmia e dy vajzave, në shoqërinë e të cilave ishte Vilson Noka te bar “Artisti” në kryeqytet, para se ekzekutohej me armë zjarri, mbrëmjen e djeshme.

Burime policore bëjnë me dije se vajzat kanë treguar se ka qenë një djalë që u fut në lokal dhe e thirri Vilsonin. Të dy dolën jashtë lokalit nga hyrja anësore, e më pas 28-vjeçari u qëllua. Të dy komunikuan bashkë, dukej sikur njiheshin më parë, kanë treguar vajzat.

Burime policore thanë se personi në fjalë është identifikuar si N.D. dhe është shpallur në kërkim. Pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e dhënë kanë ndihmuar hetuesit në identifikimin e të dyshuarit. Ai është përshkruar si një “djalë i gjatë”.

LEXO EDHE  Me zë dhe figurë/ Ja si Edi Rama mashtron paturpësisht Lavrovin në Moskë (Video)

Policia ushtroi kontroll në banesën e N.D. mbrëmjen e djeshme, por nuk u gjet aty.

Vrasja në Tiranë/ Kush është i riu që u ekzekutua. Dinamika dhe dyshimet e krimit (VIDEO-FOTO)

Vrasja në Tiranë/ Kush është i riu që u ekzekutua. Dinamika dhe dyshimet e krimit (VIDEO-FOTO)