Barcelona hidhet në merkato, kërkohet zëvendësuesi i Suarez

Me merkaton e janarit e cila mbyllet pas 10 ditësh, klubi i Barcelonës është futur fuqishëm në merkato pasi kërkon zëvendësimin e Luis Suarez.

Tre objektivat kryesorë të skuadrës janë Timo Werner i Leipzigut, Rodrygo Moreno i Valencias dhe Pierre-Emerick Aubameyang i cili luan për Arsenalin. – raporton “Mundo Deportivo”.

LEXO EDHE  Guardiola jep leksion në “Santiago Bernabeu”, City përmbys Realin në shtëpi

Kërkesën për zëvendësimin e Suarez e ka bërë trajneri i skuadrës, Setien, i cili gjatë një mbledhje me drejtuesit e skuadrës ditën e djeshme, e ka cilësuar nevojën e një sulmuesi si një domosdoshmëri.