Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të plagosur

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Elbasan-Librazhd.

Sipas raportimeve, një kamionçinë është përplasur me një motor dhe për pasojë është plagosur drejtuesi dhe pasagjerja e këtij të fundit. Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije.

LEXO EDHE  "Koronavirusi"/ Gazetari rrëzon propagandën e qeverisë: Në Rinas nuk ka asnjë masë, nuk kontrollohen as për temperaturë

Ambulanca mësohet të jetë nisur drejt vendngjarjes për të transportuar drejt spitalit të plagosurit. /BoldNews/