Aksident/ Makina përfundon në oborrin e një banese pas përplasjes me autobusin

Foto ilustruese

Një aksident automobilistik është regjistruar para pak minutash te ura e Shkozës në kryeqytet.

Një autobus është përplasur me një makinë, dhe kjo e fundit pas përplasjes ka përfunduar në oborrin e një banese.

LEXO EDHE  Me zë dhe figurë/ Ja si Edi Rama mashtron paturpësisht Lavrovin në Moskë (Video)

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.