“21 janar 2011, qytetarët u keqpërdorën nga politika”/ Meta: U përdor dhuna për të…

Presidenti Ilir ka folur për ngjarjen e 21 Janarit 2011, ku u vranë 4 protestues të opozitës së asokohshme (PS), ndërsa Meta mbante postin e zv.Kryeministrit dhe protesta ishte thirrur pas publikimit të një video-skandali ku ai ishte i përfshirë.

9 vjet pas 21 janarit kur Bulevardi Dëshmorët e Kombit u përgjak me 4 viktima, Presidenti Meta thotë se qytetarët u keqpërdorën nga politika.

“Ai 21 janar na kujton se politika ka përdorur dhunën për të arritur objektivat politike në mënyrë të pandershme. Kjo na tregon se sa e rëndë është situata kur instrumentalizohen qytetarët për qëllime të tilla. Na kujton se duhet të heqim dorë nga dhuna për të arritur qëllime politike”, deklaroi Meta gjatë intervistës në Abc News.

LEXO EDHE  Tirana në terr/ Ja zonat që nuk do të kenë energji elektrike ditën e enjte

Ndërsa 2020 ka nisur me një paqtim, ku u arrit dakordësia politike për reformën zgjedhore. I pyetur për këtë temë Meta tha se “është hap pozitiv, por i pamjaftueshëm”.

“Eshtë hap pozitiv sepse përfundimi i reformës zgjedhore është kërkesa e Bundestagut dhe gjithë procesit të kushtëzuar për hapjen e negociatave. Shpresoj të mos ketë surprizë tjetër rrugës. Edhe sikur ky hap të jetë pozitiv, është fare pak edhe teper vonë. Kërkohet një tryezë tjetër shumë e thellë më e përgjegjshme për të plotësuar të gjitha detyrimet. Duhet të shkojë përtej reoformës zgjedhore sepse ajo nuk do të zgjidhë ndonjë gjë të jashtëzakonshme”, tha Presidenti.