Zyrtare, Reali prezanton blerjen e parë të dimrit

Reinier Jesus Carvalho ka arritur marrëveshjen me Real Madridin dhe ka firmosur një kontratë e cila raportohet të jetë gjashtëvjeçare me gjigantët e La Liga-s. 18-vjeçari është transferuar në Bernabeu për një shifër që thuhet të jetë rreth 35 milionë euro.

Reinier është një mesfushor me tipare sulmuese qe deri dje ka veshur fanellën e Flamengos në Brazil, ai është blerja e parë e dimrit për Real Madridin. Ai pritet t’i bashkohet skuadrës së dytë së Los Blancos, Castilla, që stërvitet nga legjenda Raul, për të kaluar një periudhë ambientimi me klubin e ri.

LEXO EDHE  Bayern e kërkon me çdo kusht, 60 milionë euro për goditjen e bujshme