Vrasja në Tiranë, e kaluara e errët e viktimës

Vrasja në Tiranë mbrëmjen e sotme, dyshohet se ka ardhur për prishje të pazareve të drogës. Kjo është një nga pistat që në këto orë të ara të pas krimit, duket se po bind më shumë hetuesit, nisur dhe nga e kaluara e viktimës. Megjithatë, nuk përjashtohen as pistat e tjera të hetimit.

Vilson Noka, 28-vjeçari i cili njihej edhe me mbiemrin Tafçiu, 28-vjeç, u vra sonte në kryeqytet. Mësohet se viktima ka qenë i deportuar në vitin 2018 nga Franca ku ishte arrestuar për trafik droge.

LEXO EDHE  Ndihma për Shqipërinë/ Kryamadhi: Duhet seriozitet dhe transparencë

 

Burime pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se viktima është larguar nga Shqipëria në 7 Mars 2018 për në Francë dhe në 12 mars 2018 e kanë arrestuar atje për shpërndarje të lendeve narkotike. Nga autoritet franceze është dënuar me një vit burgim. Pasi, ka kryer disa muaj burg, në 6 nëntor të vitit 2018 është depërtuar nga Franca në Shqipëri.

LEXO EDHE: 

(VIDEO) Vrasja në Tiranë/ E kaluara e errët e viktimës, pse ka qenë i arrestuar