VIDEO+FOTO/ Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Itali, arrestohet kushëriri i tij. Ja detajet e krimit…

Policia italiane ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit shqiptar Erion Morina.

Viktima u gjet i pajetë në Naviglio, ndërsa dyshimet e policisë italiane janë se autori i krimit është i afërmi i 20-vjeçarit nga Kosova.

Mediat italiane raportojnë arrestimin e Musli Morinës, që dyshohet se kreu krimin pas mosmarrëveshjeve që poti me kushëririn e tij, Erion Morina.

Policia arriti të zbulojë autorin pas pamjeve të siguruara nga kamerat në zonën ku ndodhi krimi.

Viktima është goditur me një send të forte pas kokes, më pas është tërhequr zvarrë dhe është hedhur në lumë.

LEXO EDHE  Lubonja: Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ mund të shembet, do të hapet tender për godinë të re

Bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë, dy kushërinjtë po ecnin krah për krah, kur mes tyre ka nisur një konflikt.

Në një moment, Erioni goditet dy herë në kokë dhe një herë në krah. 20-vjeçari bie në tokë dhe personi tjetër e tërheq për gati 30 metra, ndërsa e hedh trupin në lumë.

Për shkak të nivelit të ulët, trupi i pajetë ngec mes gurëve, atje ku është parë nga kalimtarë apo banorë të zonës.

Autori i dyshuar pas krimit është larguar nga apartamenti ku jetonte, por u arrestua nga policia.